Ndërlidhjet

Rusi: Aktivisti opozitar Udaltsov u arrestua gjatë një proteste


Sergei Udaltsov
Sergei Udaltsov

Policia e Rusisë sot e ka arrestuar aktivistin opozitar, Sergei Udaltsov, dhe afro 30 pjesëmarrës të tjerë, gjatë një proteste antikapitaliste në pjesën qendrore të Moskës.

Shkrimtari dhe politikani nacionalist, Eduard Limonov, po ashtu është në mesin e të arrestuarve gjatë protestës, e cila nuk ishte lejuar nga autoritetet.

Më herët, në rrjetin Twitter, në profilin e lidhur me zotin Udaltsov, ishte shkruar se protestuesit “lëvizën në mënyrë të qetë, pa mbishkrime dhe slogane. Zyrtarët policorë erdhën dhe thanë se po mbahet tubim i palejuar”.

Më 8 gusht, Udaltsov ishte liruar nga burgu, pasi i kishte kaluar 4 vjet e gjysmë, për rolin e tij në organizimin e protestës në maj të vitit 2012, kundër presidentit, Vladimir Putin, dhe qeverisë së tij, në sheshin Bolotnaja në Moskë.

XS
SM
MD
LG