Ndërlidhjet

Gjermani: Kanë filluar votimet, Merkel synon mandatin e katërt


Pamje e fotografive të liderëve politikë, Angela Merkel dhe Martin Schulz, gjatë fushatës zgjedhore në Gjermani
Pamje e fotografive të liderëve politikë, Angela Merkel dhe Martin Schulz, gjatë fushatës zgjedhore në Gjermani

Në Gjermani janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet që kancelarja aktuale, Angela Merkel, ta fitoj edhe mandatin e katërt historik.

Në këto zgjedhje, po ashtu, pritet që për të parën herë, një parti e krahut të djathtë ekstrem të ketë përfaqësim parlamentar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Afro 61.5 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, në të cilat demokratët kristianë (CDU) të zonjës Merkel, sipas hulumtimeve të djeshme të opinionit, pritet të fitojnë ndërmjet 34 dhe 36%.

Partia e e Unionit Demokratik Kristian (CDU) mund të shpresoj për një fitore të ngushtë së bashku me partinë probiznesore të demokratëve të lirë (FDP) ose me Partinë e të Gjelbërve.

Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga Martin Schulz, pritet të fitoj ndërmjet 21 dhe 22% të votave, që vlerësohet se është një rënie historike e mbështetjes për këtë parti.

Partia e krahut të djathtë ekstrem, Alternativa për Gjermaninë (AfD), pitet të fitoj ndërmjet 11 dhe 13% në zgjedhjet e sotme dhe mund të ndodhë që për të parën herë në 60 vitet e fundit, të ketë përfaqësues në parlamentin gjerman.

XS
SM
MD
LG