Ndërlidhjet

Bombarduesit amerikanë fluturuan mbi ujërat në lindje të Koresë Veriore


Pamje e bombarduesve amerikanë të tipit B-1B Lancer
Pamje e bombarduesve amerikanë të tipit B-1B Lancer

Bombarduesit amerikanë të tipit, B-1B Lancer, të përcjellur nga aeroplanët luftarakë, dje kanë fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare, mbi ujërat në lindje të Koresë Veriore.

Ky ishte fluturimi më i afërt në zonën e çmilitarizuar ndarëse ndërmjet Koresë Jugore dhe asaj Veriore, që e ka bërë ndonjë aeroplan luftarak ose bombardues amerikan në shekullin 21, ka kumtuar Pentagoni.

“Misioni është për të demonstruar vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe paraqet mesazh të qartë se presidenti, Donald Trump, ka shumë opsione ushtarake për t’i shkaktuar disfatë çfarëdo kërcënimi”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Dana White.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për ta përdorë tërë kapacitetin ushtarak për ta mbrojtur tokën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha zëdhënësi White.

Më 3 shtator, Koreja Veriore e ka kryer testin e gjashtë dhe më të madhin atomik dhe është kërcënuar për ta kryer një provë të bombës hidrogjenike mbi Oqeanin Paqësor.

XS
SM
MD
LG