Ndërlidhjet

OKB: India dhe Pakistani kanë këmbyer akuza për terrorizëm


Pamje nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Pakistani dhe India kanë këmbyer dje akuza për terrorizëm të sponzorizuar shtetëror në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë këmbim të fundit të akuzave reciproke, Pakistani është përgjigjur me zemërim ndaj pohimeve të Indisë se Islamabadi i mbështet terroristët, duke thënë se India është “nëna e terrorizmit” në Azinë Jugore.

Kjo akuzë është bërë nga ambasadorja e Pakistanit në OKB, Maleeha Lodhi, pasi ministrja e jashtme e Indisë, Sushma Swaraj, tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se Pakistani është “fabrikë terroriste” dhe e quajti “Terroristan”.

India e akuzon Islamabadin për stërvitje dhe armatim të militantëve islamikë, që infiltrohen në Kashmirin e administruar nga India, nga territori i Pakistanit, me qëllim që të ndërmarrin sulme kundër forcave të sigurisë së Indisë.

Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG