Ndërlidhjet

Siri: Forcat qeveritare para fitores


Walid al-Muallem
Walid al-Muallem

Fitorja ushtarake në luftën civile gjashtëvjeçare në Siri është shumë afër për forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, pas disa përfitimeve në fushëbetejë, ka thënë mbrëmë në Kombet e Bashkuara, ministri i jashtëm i Sirisë, Walid al-Mauallem.

“Çlirimi i Alepos dhe Palmirës, tërheqja e rrethimit në Deir al-Zor dhe çrrënjsosja e terrorizmit nga shumë pjesë të Sirisë, dëshmojnë se tash fitorja është shumë afër”, tha Muallem në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas tij, forcat qeveritare të Sirisë do të përkujtohen si “heroike” për rolin e tyre në luftë.

Trupat e Assadit nga fuqitë perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut janë akuzuar se kanë kryer mizori, i kanë sulmuar civilët dhe kanë përdorë armatim kimik të ndaluar. Por këto akuza ministri Muallem i ka hedhur poshtë gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm.

Nga lufta në Siri janë vrarë më se 330 mijë njerëz dhe më se 5 milionë sirianë janë detyruar të largohen nga ky vend dhe janë shndërruar në refugjatë.

XS
SM
MD
LG