Ndërlidhjet

Londër: Nga sulmi me acid janë lënduar 6 vetë, arrestohet një 15 vjeçar


Pamje e qytetit të Londrës
Pamje e qytetit të Londrës

Nga një sulm i dyshuar me acid në pjesën lindore të Londrës, janë lënduar gjashtë vetë, ka thënë sot policia britanike dhe ka njoftuar se është arrestuar një person 15 vjeçar.

Policia ishte ftuar mbrëmë vonë afër Stadiumit olimpik në Londër, pasi një substancë helmuese ishte përhapur gjatë një mospajtimi ndërmjet dy grupeve të meshkujve.

Policia tha se sulmi nuk ishte i ndërlidhur me terror.

Vitin e kaluar janë shënuar gjithsej 431 sulme me acid në Londër, ndërsa 398 prej tyre janë kryer në rajonin ku kishte ndodhur incidenti i fundit.

Policia ka njoftuar se lëndimet nuk paraqesin “kërcënim për jetë”, raporton agjencia AFP.

XS
SM
MD
LG