Ndërlidhjet

Iran: Ushtrime ushtarake para referendumit kurd për pavarësi


Pamje e një tubimi të kurdëve në Irak në mbështetje të referendumit për pavarësi
Pamje e një tubimi të kurdëve në Irak në mbështetje të referendumit për pavarësi

Forcat iraniane sot i kanë filluar ushtrimet ushtarake në një territor afër rajonin autonom kurd në Irak, vetëm një ditë para referendumit kundërthënës për pavarësi në raajonin verior në Irak.

Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka raportuar se ushtrimet ushtarake në rajonin kufitar iranian, Oshnavieh, bëhen në kuadër të zhvillimeve vjetore për shënimin e fillimit të luftës irako-iraniane, në periudhën 1980-88.

Irani i është bashkuar Turqisë dhe qeverisë së Irakut në kundërshtimin e referendumit të paraparë për nesër në rajonin kurd në Irak.

Ankaraja, që lufton kundër kryengritjes kurde brenda Turqisë, është kërcënuar me operacion ushtarak për ta parandaluar paraqitjen e shtetit të ri kurd në kufijt e vet.

Qeveria e Irakut, po ashtu, është kërcënuar se do të përgjigjej ushtarakisht ndaj çfarëdo dhune, që do të rezultonte nga referendumi.

Kurdët irakianë pritet të votojnë për pavarësi në referendumin e nesërm, por kjo votë nuk është obliguese, dhe nuk pritet që do të rezultojë me deklaratë formale të pavarësisë.

XS
SM
MD
LG