Ndërlidhjet

“Exit Pollet” sugjerojnë fitoren e partisë së Angela Merkelit


Pamje nga zgjedhjet e sotme në Gjermani
Pamje nga zgjedhjet e sotme në Gjermani

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, e kanë siguruar edhe mandatin e katërt të njëpasnjëshëm për ta udhëhequr qeverinë e Gjermanisë, sugjerojnë të ashtuquajturat “exit polle” të transmetuesve më të njohur gjermanë.

Sipas këtyre parashikimeve, Unioni Kristian Demokrat (CDU) i zonjës Merkel, i ka fituar 33.5% të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare. Disa transmetues të tjerë thonë se CDU i ka fituar 32.5% të votave.

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), e udhëhequr nga Martin Schulz, projektohet t’i fitoj 21% të votave, që do të jetë rezultati më i dobët zgjedhor i kësaj partie në historinë e pasluftës.

Por, në një goditje të rëndë për establishmentin gjerman, partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) i ka fituar afro 13.3% të votave, duke e bërë këtë parti me orientim kundër imigracionit, forcën e tretë politike në Gjermani, raportojnë agjencitë e lajmeve nga Berlini.

Zonja Merkel mund ta formoj koalicionin qeverisës me demokratët e lirë (FDP) dhe të gjelbërtit.

Sipas “exit polleve” partia probiznesore, FDP i ka fituar 10%, ndërsa Partia e të Gjelbërve parashihet t’i fitoj 9.2%.

XS
SM
MD
LG