Ndërlidhjet

Protestuesit kërkojnë “Zgjedhje të drejta” në Kirgistan


Protesta në Kirgistan - Foto nga arkivi
Protesta në Kirgistan - Foto nga arkivi

Rreth 1000 persona janë mbledhur për të protestuar në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, kundër zgjedhjeve, abuzimeve të fushatës zgjedhore, ryshfetit dhe “shrytëzimit të resurseve administrative”.

Kirgistani, tani po mban fushatë zgjedhore, para zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor.

Shumë protestues janë mbledhur në sheshin qendror, Bishkek, për të protestuar në emër të “ Zgjedhjeve të drejta”.

“Jemi mbledhur me një mision të vetëm: kërkojmë zgjedhje të drejta. Jemi kundër ryshfetit dhe shfrytëzimit të burimeve administrative”, ka thënë deputeti i pavarur, Zhanar Akaev.

Dy anëtarë të komisionit të zgjedhjeve kanë marër pjesë në protesta, ku i kanë informuar njerëzit se vota e tyre në zgjedhje është e fshehtë.

Presidenti aktual, Almazbek Atambaev, i cili mban këtë pozitë që nga viti 2011, vazhdimisht është penguar për të kandiduar për president edhe për një mandat të dytë.

XS
SM
MD
LG