Ndërlidhjet

Sulmuesi në Las Vegas kishte shumë armatime


Pamje pas të shtënave në Las Vegas nga të cilat u vranë 59 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë

Njeriu përgjegjës për të shtënat masive në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, i kishte më se 50 armë në tri lokacione dhe kishte vendosur kamerë në dhomën e tij dhe në sallonin e hotelit, derisa kishte hapur zjarr kundër turmës së njerëzve në një festival të muzikës popullore, kanë thënë zyrtarët federalë.

Jill Schneider nga Byroja për alkool, duhan dhe armë zjarri, mëtutje u tha gazetarëve mbrëmë se sulmuesi, Stephen Paddock, i kishte dhjetëra armatime, përfshirë municion, revole dhe pushkë.

Policia tha se ky person 64 vjeçar, kishte hapur zjarr për afro 11 minuta para tri ditësh nga kati i 32-të i hotelit, Mandalay Bay, në drejtim të festivalit muzikor, që mbahej në terren të hapur, duke i vrarë 59 vetë dhe plagosur më tepër se 500 të tjerë.

Autoritetet thonë se sulmuesi Paddock, i cili ishte gjetur i vrarë në dhomën e tij të hotelit, pasi policia kishte depërtuar me dhunë, kishte vendosur kamerë brenda një vrime në dhomën e tij për të pasur pamje derisa sulmonte me të shtëna.

Motivi i këtij personi për kryerjen e këtyre vrasjeve mbetet misterioz.

XS
SM
MD
LG