Ndërlidhjet

Erdogan dhe Rohani kundërshtojnë shtetin kurd


Presidenti iranian, Hassan Rohani dhe homologu rus, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti iranian, Hassan Rohani dhe homologu rus, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti iranian dhe ai turk, kanë thënë se shtetet e tyre do të ndërmarrin hapa për tu siguruar se kufijtë në rajon nuk do të ndryshohen, pas referendumit të fundit për pavarësi të rajonit autonom kurd.

"Ne nuk do të pranojnë ndryshimin e kufijve në rajon”, ka thënë presidenti iranian, Hassan Rohani, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Turqia, Irani dhe Iraku nuk kanë zgjidhje tjetër përpos që të marrin masa serioze dhe të nevojshme për të mbrojtur qëllimet strategjike që kanë në rajon”, ka thënë Rohani.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rohani po ashtu ka thënë se “Turqia do të importojë më shumë gaz në Iran dhe se takimi do të mbahet javën e ardhshme për të diskutuar detajet”.

Erdogan do të takojë Liderin Suprem iranian, Aytollah Ali Khamenei, gjatë vizitës së tij në vend.

XS
SM
MD
LG