Ndërlidhjet

Navalny nga burgu bën thirrje për pjesëmarrje në protesta


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.

Lideri i burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të marrin pjesë në protestat e organizuara në ditën e ditëlindjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

Navalny e ka bërë këtë thirrje, pavarësisht paralajmërimeve nga Kremlini se organizatorët e tubimeve publike do të persekutohen.

“7 tetori është dita ku ne do të flasim, të gjithë së bashku... Putini duhet të na dëgjojë dhe të tërhiqet”, ka shkruar Navalny në një letër të postuar në faqen e tij të internetit.

“ Ai (Putini) ka qenë në pushtet për 18 vite dhe kjo është mjaft”, ka thënë ai.

Navalny, i cili do të garojë për zgjedhjet presidenciale në mars, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që t’i përdorin të gjitha mjetet, përfshirë internetin që të bëjnë fushtatë për zgjedhje fer dhe të hapura.

XS
SM
MD
LG