Ndërlidhjet

Spanjë: Mijëra njerëz në tubimet për unitet


Pamje e demonstratës për unitet në Spanjë e mbajtur sot në Madrid
Pamje e demonstratës për unitet në Spanjë e mbajtur sot në Madrid

Mijëra njerëz janë mbledhur sot në Madrid dhe Barcelonë, për të paraqitur mbështetje për Spanjën unike dhe për ftesë për bisedime, në periudhën e krizës politike të shkaktuar nga referendumi i Katalonjës për ndarje nga Spanja.

Dhjetëra mijëra njerëz janë tubuar në protestën në Madrid, derisa demonstrata të tjera janë mbajtur në Barcelonë të Katalonjës, duke bërë thirrje për dialog politik.

Organizuesit e tubimeve, nën sloganin “A duhet të bisedojmë”, thanë se ky është mesazh dërguar politikanëve të Spanjës.

Protestuesit kanë bartur parulla ku shkruante “Spanja është më e mirë se liderët” dhe “Le të bisedojmë”.

Këto tubime u bënë gjashtë ditë pas referendumit në Katalonjë për ndarje nga Spanja, të cilin qeveria e Spanjës e ka shpallur ilegal, ndërsa Gjykata Kushtetuese e pat suspenduar.

Autoritetet e Katalonjës thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që kanë marrë pjesë në referendumin për pavarësi, kanë votuar në favor të ndarjes nga Spanja.

Zyrtarët thanë se dalja në referendum ishte 42%, e 5.34 milionë votuesve të regjistruar në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG