Ndërlidhjet

Bosnje: Në pritje të vendimit nga gjykata për rastin e Ish-komandantit mysliman


Ish-komandanti i luftës, Naser Oric.
Ish-komandanti i luftës, Naser Oric.

Një gjykatë shtetërore në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të marrë vendim nëse komandanti i luftës, Naser Oric, është kriminel lufte.

Oric, 50 vjeç, është i akuzuar për krime të luftës kundër tre serbve të burgosur, të vrarë në zonën e Srebrenicës, në vitin 1992.

Tribunali ndërkombëtar për krime të luftës për ish-Jugosllavi në Hagë (ICTY) e kishte dënuar Oric-un, me dy vjet burgim në vitin 2006, për mos parandalimin e vrasjeve dhe trajtimeve jo njerëzore të serbëve të burgosur.

Në vitin 2014, Beogradi kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar rreth vrasjes së nëntë civilëve serbë, afër Srebrenicës.

Oric, u arrestua në Zvicër në vitin 2015, nën urdhërin e lëshuar nga Serbia dhe u ekstradua në Bosnje për t'u përballur me gjyqin.

XS
SM
MD
LG