Ndërlidhjet

Trump dhe senatori Corker shkembejnë mesazhe fyese në Twitter


Senatori nga Tenesi, Bob Corker.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe senatori republikan, Bob Corker, kanë shkëmbyer mesazhe fyese në Twitter.

Derisa, Trump e ka fajësuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama, për marrëveshjen me Iranin, Corker është shprehur se Trump po e drejton vendin drejt një “Lufte të tretë botërore”.

“Senatori Bob Corker më është ‘lutur’ që ta mbështes të rikandidoj në shtetin e Tenesi”, Trump i kishte thënë jo, dhe Corker kishte hequr dorë nga gara, ka shkruar Trump në Twitter.

Tutje, presidenti Trump ka shtuar duke thënë se “ Bob Corker është përgjegjës për marrëveshjen me Iranin...”

Ndërsa senatori Corker është përgjigjur po ashtu në tëitter duke shkruar se “Është turp që Shtëpia e Bardhë është bërë një qerdhe për të rritur”.

Që kur kishte shpallur pensionimin e tij nga Senati, Croker është përballur me kritika nga presidenti, Donald Trump.

XS
SM
MD
LG