Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që i lejon shtetasit e huaj që shërbejnë në ushtrinë ruse, të marrin pjesë në operacionet ushtarake jashtë vendit, në baza kontraktuale.
Sipas ndryshimeve, shtetasit e huaj, që shërbejnë në ushtrinë ruse, mund “të marrin pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe kundër terrorizmit”, si kontraktues.
Dekreti mbi ndryshimet e ligjit rus të shërbimit ushtarak, ishte publikuar më 9 nëntor.
Putini në vitin 2013, kishte nënshkruar një ligj që lejon shtetasit e huaj, në baza kontraktuale të shërbejnë si ushtarë, marinarë dhe rreshterë, por jo si oficerë.
Rusia po ndërmerr operacione ushtarake, në Lindjen e Mesme, duke mbështetur forcat qeveritare të presidentit sirian, Bashar al- Assad.