Ndërlidhjet

6 të vdekur nga një aksident në Meksikë


Foto nga arkivi

Zyrtarët e shtetit meksikan thonë se një autobus që transportonte punëtorë është përplasur pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, duke vrarë gjashtë vetë dhe duke plagosur 68 të tjerë.

Zyra shtetërore e mbrojtjes civile në Pamaulipas ka publikuar disa fotografi që tregojnë një autobus të përmbysur dhe pasagjerët e lënduar.

Zyra bëri të ditur se aksidenti ndodhi në rrugën ndërmjet qytetit të Reynosës dhe qytetit fqinj të Rio Bravo, përtej kufirit nga Teksas.

XS
SM
MD
LG