Ndërlidhjet

Mospërputhje në lidershipin çek rreth sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë


Kryeministri çekë, Bohuslav Sobotka (majtas) dhe presidenti Milos Zeman.

Zyrtarët e lartë të Republikës Çeke, kanë mospërputhje rreth sanksioneve të Bashkimit Evropian, ndaj Rusisë.

Në një adresim në Asamblenë parlamentare në Këshillin e Evropës në Strasburg, presidenti Milos Zeman, ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e sanksioneve ndaj Rusisë, rreth aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Kryeministri, Bohuslav Sobotka, ka hedhur poshtë komentet e Zemanit, duke thënë se “ishte në kundërshtim me politikën e jashtme” dhe se presidenti nuk “ ka mandat” për këtë fjalim.

Delegacioni ukrainas, në ndërkohë kishte lëshuar takimin, në mes të fjalimit.

Rusia kishte aneksuar Krimenë në vitin 2014, duke dërguar trupa dhe duke organizuar një referendum që u shpall si i paligjshëm nga shumë vende.

XS
SM
MD
LG