Ndërlidhjet

Curr Gjocaj, jep dorëheqje nga posti i drejtorit të QKUK-së


Curr Gjocaj
Curr Gjocaj

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Largimin e tij e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli. Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Ismajli, ka falënderuar Gjocajn për punën e bërë.

“Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj për punën dhe pres që Bordi Drejtues të marrë vendime të shpejta për plotësimin e menaxhmentit. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar” ka shkruar minsitri Ismajli në Facebook.

Curr Gjocaj në maj të këtij viti, ishte ri-zgjedhur në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së.

Ngritja e nivelit të përgjegjësisë në QKUK është ritheksuar sidomos pas rasteve të vdekjeve të dyshimta të raportuara në sallat operative, të cilat aktualisht po i hetojnë edhe prokuroria dhe policia e Kosovës.

XS
SM
MD
LG