Ndërlidhjet

Aktivistët opozitarë protestojnë në Tbilis


Bidzina Ivanishvili
Bidzina Ivanishvili

Policia është përleshur me aktivistët opozitarë gjeorgjianë të cilët po protestonin kundër vendimit të këshillit të qytetit të Tbilisit, për t’i dhënë një ngastër tokë kompanisë së ndërtimit, të lidhur me miliarderin, Bidzina Ivanishvili.

Tetë aktivistë janë ndaluar gjatë trazirave, afër ndërtesës së këshillit në qytetin e Tbilisit.

Qindra aktivistë opozitarë kanë protestuar afër ndërtesës, duke kërkuar të hyjnë brenda për të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit ku do të diskutohet qështja e tokës.

Ivanishvili ka krijuar partinë "Georgian Dream" që rrëzoi partinë e Saakashvilit, duke ardhur në fuqi përmes zgjedhjeve parlamentare të viteve 2012.

XS
SM
MD
LG