Ndërlidhjet

Hungaria kërkon integrim të shpejtë të Ballkanit në BE dhe NATO


Peter Szijjarto

Hungaria dëshiron që Bashkimi Evropian ta përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa NATO-ja t’i përfshijë këto vende, tha sot ministri i jashtëm, Peter Szijjarto.

“Përshpejtimi i procesit të pranimit është garantim i sigurisë”, tha Szijjarto në konferencën për shtyp në Budapest, ku merrnin pjesë edhe disa zyrtarë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

“Një Ballkan perëndimor jostabil dhe përplot me tensione është rrezik serioz për gjithë Evropën”, tha ai.

Ministri Szijjarto theksoi se BE-ja duhet t’i lansoj bisdimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, jo më vonë se në tremujorin e parë të vitit 2018.

Ai, po ashtu, ka theksuar se BE-ja duhet t’i ofroj Bosnjës dhe Kosovës “qëllime dhe afate realiste dhe të arritshme për integrim” dhe se në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në dhjeetor të këtij viti, duhet të merret vendimi për fillimin e bisedimeve për pranim të Maqedonisë dhe për aktivizimin e planit aksional për Bosnjën, raporton agjencia Reuters nga Budapesti.

XS
SM
MD
LG