Ndërlidhjet

Për të parën herë në 30 vite SHBA-të nuk u kualifikuan për botëror


Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara në futboll nuk u kualifikua për pjesën finale të Kampionatit Botëror të Futbollit, që mbahet në Rusi vitin e ardhshëm, pasi në ndeshjen kualifikuese pësoi disfatë nga Tobago-Trinidad me rezultat 1:2. Kështu, për të parën herë prej vitit 1986, amerikanët nuk do të jenë të pranishëm në pjesën finale të Kampionatit Botëror.

Nga ana tjetër, ylli i futbollit, Lionel Messi, ka merita të mëdha që Argjentina e mundi Ekuadorin me rezultat 3:1 dhe u kualifikua për Kampionatin Botëror.

Prej rezultateve të ndeshjeve të tjera të zhvilluara mbrëmë vonë, veçojmë fitoret e Francës dhe Portugalisë kundër përkatësisht Bjellorusisë dhe Zvicrës, dhe kjo u garantoi pjesëmarrje në pjesën finale të botërorit.

Befasi paraqet moskualifikimi i Holandës, e së cilës në ndeshjen me Suedinë i nevojitej fitore me rzultat të lartë 7:0, por fitoi vetëm 2:0.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG