Ndërlidhjet

Velayati: Kushtet e reja në marrëveshjen bërthamore janë të papranueshme


KëshilltarI i lartë i liderit suprem të Iranit, Ali Akbar Velayati.

Një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, ka paralajmëruar qeveritë evropiane kundër përpjekjes për të negociuar kushtet e reja, për të mbajtur aktive marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

"Të thonë se ata e pranojnë marrëveshjen bërthamore të JCPOA, por duan të bisedojnë për praninë rajonale të Iranit ose të flasin për mbrojtjen raketore të Iranit,kjo do të thotë se ata po vendosin kushte në marrëveshje dhe kjo nuk është aspak e pranueshme", tha Ali Akbar Velayati, këshilltar i Ajatollah Ali Khameneit.

"Kjo nuk është e drejtë e evropianëve. Marrëveshja nuk ka kushte dhe duhet të zbatohet sipas asaj që është nënshkruar", tha ai.

Në një bisedë me presidentin iranian Hassan Rohani javën e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka ofruar të ndërmjetësojë në lidhje me marrëveshjen bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit, tha se bisedimet mbi sigurinë rajonale dhe programin e raketave balistike të Iranit, janë të nevojshme për të siguruar që marrëveshja mbijeton.

Thirrja erdhi pak pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi se po kërkon ndryshime në marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG