Ndërlidhjet

Trump përsëri i ka kritikuar lojtarët për gjunjëzim gjatë himnit


Lojtarët e futbollit amerikan duke qëndruar në gjunjë gjatë ekzekutimit të himnit
Lojtarët e futbollit amerikan duke qëndruar në gjunjë gjatë ekzekutimit të himnit

Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëri i ka kritikuar lojëtarët për gjunjëzim gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar amerikan.

Sot në rrjetin Twitter, zoti Trump ka shkruar se “NFL ka vendosur se nuk do t’i detyroj lojtarët të qëndrojnë gjatë ekzekutimit të Himnit Kombëtar” dhe ka shtuar se ky “është mosrespektim total për vendin tonë të madh”.

Duket se Trump në këtë mënyrë i është përgjigjur takimit vjetor të djeshëm të Ligës Kombëtare Futbollistike (NFL), ku lojtarët dhe përfaqësuesit e unionit të tyre janë ftuar për të diskutuar për çështje sociale, raporton AP nga Uashingtoni.

Çështja e himnit kombëtar nuk është diskutuar gjatë. Komisionari i NFL-së, Roger Goodell, tha se pronarët nuk kanë kërkuar nga lojtarët të qëndrojnë në këmbë gjatë ekzekutimit të himnit.

Presidenti Trump ka sugjeruar se pronarët duhet “t’i largojnë” të gjithë ata lojëtarë që qëndrojnë në gjunjë gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG