Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë e ka dënuar frikësimin e gazetarit të vet


Gazetari Oleksandr Chornovalov me diplomën e fituar për programin e tij investigativ Skhemy
Gazetari Oleksandr Chornovalov me diplomën e fituar për programin e tij investigativ Skhemy

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria e ka dënaur atë që e ka quajtur “frikësim” të njërit prej gazetarëve të saj në Ukrainë, duke theksuar se kjo është pjesë e “modelit të kërcënimeve dhe keqtrajtimit” kundër reporterëve investigativë të saj në këtë vend.

Në deklaratën e publikuar mbrëmë, Radio Evropa e Lirë tha se në pamjet e xhiruara shihet gazetari, Oleksandr Chornovalov, që përcillet nga individë të panjohur gjatë ditëve të fundit.

Gazetari Chornovalov është fitues i çmimit për programin investigativ Skhemy (Skemat).

Janë postuar edhe pamjet nga kamerat gjatë dy incidenteve të tjera.

“Ne e dënojmë frikësimin e tillë, që paraqet shkelje të përkushtimeve ndërkombëtare të Ukrainës për respektimin e lirisë së mediave, duke i vënë gazetarët në rrezik”,tha presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Thomas Kent.

XS
SM
MD
LG