Ndërlidhjet

Tillerson ka arritur në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan


Rex Tillerson (djathtas) në bazën ajrore amerikane në Bagram të Afganistanit, së bashku me gjeneralin John Nicholson
Rex Tillerson (djathtas) në bazën ajrore amerikane në Bagram të Afganistanit, së bashku me gjeneralin John Nicholson

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka arritur në një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan, me ç’rast do të bisedoj me liderët e këtij vendi për strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara, për ta përfunduar luftën 16 vjeçare.

Në takimin e mbyllur të mbajtur sot në aeroportin Bagram, që është baza më e madhe amerikane në Afganistan, ndërmjet zotit Tillerson dhe presidentit afgan, Ashraf Ghani, i cili shoqërohej nga shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, është diskutuar për luftën kundër kryengritësve, pas tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave të NATO-s në vitin 2014.

“Qartazi ne duhet ta vazhdojmë luftën kundër talibanëve dhe kundër të tjerëve, me qëllim që ata ta kuptojnë se kurrë nuk do të arrijnë fitore ushtarake”, u tha Tillerson gazetarëve pas takimit.

“Është e domosdoshme që në fund, ne të mos u lejojmë organizatave terroriste apo atyre ekstremiste, që të kenë strehim të sigurt në ndonjë pjesë të kësaj bote”, tha sekretari amerikan i shtetit.

XS
SM
MD
LG