Ndërlidhjet

Ushtria e Irakut merr nga kurdët kontrollin e kufirit me Turqinë


Ilustrim
Ilustrim

Forcat qeveritare irakiane kanë marrë kontrollin e kalimit kryesor kufitar me Turqinë në rajonin e Kurdistanit të Irakut, tha kryeministri turk, Binali Yildirim.

Kalimi kufitar Ibrahim Al Khalil "i është dorëzuar qeverisë qendrore të Irakut", tha Yildirim.

Sipas tij, të gjitha kontrollet kufitare do të kryhen tani nga zyrtarët irakianë dhe turq.

Rajoni kurd i Irakut është izoluar gjithnjë e më shumë pas mbajtjes së referendumit për pavarësi, muajin e kaluar.

Referendumi është kundërshtuar nga Iraku, Irani, Turqia dhe aleatët perëndimorë të kurdëve.

Një deklaratë e ushtrisë irakiane tha se Bagdadi po përgatitet të marrë edhe kontrollin e kufirit midis rajonit kurd dhe Sirisë.

XS
SM
MD
LG