Ndërlidhjet

Aktivistet gjysmë lakuriqe protestuan kundër presidentit Poroshenko


Pamje nga një protestë e grupit Femen
Pamje nga një protestë e grupit Femen

Aktivistet gjysmë lakuriqe të grupit Femen në Ukrainë sot i kanë djegur kukullat e mëdha në formë të arinjve afër një shitoreje me ëmbëlsira që i takon kompanisë, që është pronë e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Me të veshura në formë të skeletit njerëzor dhe me kokë të mbuluar me stoli tradicionale të Halloweenit, femrat i kanë djegur tri kukulla pasi u kanë hedhur benzinë.

Pas këtij aksioni, aktivistet janë larguar dhe nuk duket se ishin konfrontuar ose arrestuar.

Grupi Femen më vonë ka thënë se protesta ishte kundër “pangopshmërisë së presidentit të Ukrainës, i cili nën frikë për vdekje politike, nuk është i gatshëm t’i ndajë ëmbëlsirat e tij”.

Kompania e ëmbëlsirave Roshen, që është më e njohura në Ukrainë, dhe ka fabrika edhe në Lituani, Hungari dhe Rusi, është pronë e Poroshenkos dhe kontrollohet nga ai.

Kritikët i kanë bërë thirrje Poroshenkos që t’i shkëputë lidhjet me Roshenin, duke theksuar se kjo pronë është shembull i pahijshëm i lidhjeve ndërmjet biznesit dhe qeverisë.

Porosheno kishte premtuar për ta shitur Roshenin derisa garonte për president në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG