Ndërlidhjet

CIA publikon 470,000 dosje nga bastisja e Bin Ladenit


Osama bin Laden
Osama bin Laden

CIA ka publikuar afro 470,000 dosje të sekustruara gjatë vrasjes së ish-udhëheqësit të Al Kaidës, Osama Bin Laden, në vitin 2011.

Materiali i ri përfshin ditarin e tij personal, dokumente dhe video.

Ky është publikimi i katërt nga CIA i materialeve të gjetura gjatë bastisjes së strehës së Bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit.

Megjithatë, disa materiale nuk janë publikuar sepse mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare, tha agjencia amerikane e inteligjencës.

Sipas deklaratës së CIA-s, dokumentet e publikuara “ofrojnë njohuri për origjinën e ndarjeve që ekzistojnë sot midis Al Kadiës dhe Shtetit Islamik (v.j. grup militant), si dhe "mosmarrëveshjet strategjike, doktrinare dhe fetare brenda Al Kaidës dhe aleatëve të saj".

XS
SM
MD
LG