Ndërlidhjet

Ligjvënësit i liruan shpalljet në Facebook të ndërlidhura me rusët


Senatori Patrick Leahy duke i paraqitur shembujt e faqeve ruse në rrjetin Facebook

Ligjvënësit amerikanë e kanë liruar grupin e parë të shpalljeve në rrjetin Facebook, të ndërlidhura me përpjekjet ruse për t’i shkatërruar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Lirimi i djeshëm i shpalljeve nga Komiteti i Inteligjencës i Dhomës Përfaqësuese u bë derisa Facebook dhe platformat e tjera të mediave sociale, janë nën presion të shtuar se nuk kanë bërë sa duhet për ta bllokuar ndërhyrjen ruse në faqet e tyre dhe parandalimin e përzierjes në zgjedhjet e vitit 2016.

Disa nga shpalljet e liruara qartas kanë marrë anë të ndryshme për çështjet politike ose sociale.

Në një shpallje u bëhet thirrje lexuesve për “ta mbështetur Clintonin. Mbrojë Myslimanët Amerikanë”. Kjo shpallje është e ilustruar me fotografinë e një gruaje me ferexhe afër kandidates demokrate, Hillary Clinton, e cila humbi në zgjedhje nga republikani, Donald Trump.

Në një video paraqitet një parodi për Trumpin, që po ashtu, i merr në shënjestër zezakët.

Kompanitë Facebook, Google dhe Twitter, kanë thënë se i kanë gjetur mijëra shpallje të paguara nga profilet e ndërlidhura me Rusinë, ndërsa disa prej tyre e kishin bërë pagesën në rubla, dhe se ato potencialisht ishin shikuar nga 126 milionë njerëz.

XS
SM
MD
LG