Ndërlidhjet

Bjellorusi: Liderit opozitar i shtohet dënimi për 10 ditë


Lideri opozitar bjellorus Mikalay Statkevich duke folur para mbështetësve të vet në muajin korrik të këtij viti
Lideri opozitar bjellorus Mikalay Statkevich duke folur para mbështetësve të vet në muajin korrik të këtij viti

Liderit opozitar bjellorus të burgosur, Mikalay Statkevich, njëherësh ish-kandidat presidencial, i është shtuar dënimi me burg për 10 ditë, ka njoftuar sot bashkëshortja e tij, Maryna Adamovich.

Zonja Adamovich tha sot se e ka marrë një urdhër nga gjykata, sipas të cilit bashkëshorti i saj është fajtor se e ka mbajtur një takim të palejuar publik, muajin e kaluar, kur dhjetëra gazetarë dhe mbështetës, e kanë pritur atë në hyrjet e burgut derisa ai ishte liruar, pas vuajtjes së një dënimi të mëparshëm.

Prej muajit janar të këtij viti, Statkevich është burgosur disa herë, duke i kaluar 34 ditë në burg.

Aktualisht, ai po e vuan dënimin me 5 ditë burg, për shkak të pjesëmarrjes në një tubim të paautorizuar para disa javëve.

Pritej që ai do të lirohej pasnesër, por bashkëshortja e tij tha se atij me gjasë do t’i vazhdohet burgimi për 10 ditë.

Statkevich para tetë vitesh ishte rival i presidentit autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, në zgjedhjet presidenciale.

Prej vitit 1994, në postin e presidentit, zoti Lukashenka ishte rizgjedhur disa herë, ndërsa kritikët thonë se votimet ishin të manipuluara.

XS
SM
MD
LG