Ndërlidhjet

Përleshje në mes të kurdëve dhe policisë gjermane


Foto nga arkivi -- Protestë e kurdëve në Gjermani.
Foto nga arkivi -- Protestë e kurdëve në Gjermani.

Policia gjermane është përplasur me protestuesit kurdë në qytetin gjerman të Dusseldorfit më 4 nëntor.

Problemet filluan pasi policia zbuloi pankarta të shumta me Abdullah Ocalan, kreun e burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

PKK konsiderohet një grup terrorist në Turqi dhe Bashkimin Evropian.

Policia ka ndërhyrë për të ndaluar marshimin, në të cilin vlerësohej se ishin qindra persona, pasi thirrjet për heqje të parullav u injoruan.

Gjatë përleshjeve pesë vetë u arrestuan.

Ndërsa tubimet e fundit kurde në Gjermani kanë ngritur zemërime në Turqinë.

XS
SM
MD
LG