Ndërlidhjet

Rusi: Dy të vdekur dhe pesë të lënduar nga një shpërthim


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e mbrojtjes ka thënë se një zyrtar dhe një ushtar janë vrarë nga një shpërthim, teksa po pastronin mbetjet e pashpërthyera nga një zonë e stërvitjeve.

Një oficer tjetër dhe tre ushtarë janë lënduar gjatë shpërthimit dhe tani të gjithë po marrin trajtim mjekësor në spital, njofton ministria.

Zyrtarët e ministrisë kanë cituar mjekët të kenë thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Një komision i veçantë nga ushtria lindore e qarkut është dërguar për të hetuar ngjarjen, thonë zyrtarët nga ministria.

XS
SM
MD
LG