Ndërlidhjet

Mugabe i sfiduar paraqitet në publik


Robert Mugabe - foto arkivi
Robert Mugabe - foto arkivi

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ka bërë paraqitjen e parë publike prejse ushtria ka marrë kontrollin e vendit të tij, të mërkurën.

Ai ka ndjekur një ceremoni diplomimi në kryeqytetin Harare.

Mugabe ka qenë në arrest shtëpiak për disa ditë.

Ushtria ka ndërmarrë operacionin pas luftës për pushtet, përkatësisht për atë që do të pasonte Mugaben.

Ushtria ka thënë të premten se po “punon” me Mugaben dhe se “do ta këshillojë” publikun për rezultatin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nënpresidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagva, është shkarkuar javën e kaluar, duke bërë që gruaja e Mugabes, Grace, të jetë pasardhëse e mundshme e presidentit.

Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

XS
SM
MD
LG