Ndërlidhjet

Iran: Lideri Suprem kërkon më shumë ndihma për të mbijetuarit e tërmetit


Lideri Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, gjatë vizitës së tij në provincën Kermenshah.
Lideri Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, gjatë vizitës së tij në provincën Kermenshah.

Lideri Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje autoriteteve që të ofrojnë më shumë ndihma për të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues që goditi vendin para një jave.

Khamenei ka folur para banorëve në provincën Kermanshah, që u godit nga tërmeti me magnitudë 7.3 ballësh, e që vrau 530 njerë dhe la të lënduar mijëra të tjerë.

Khamenei vlerësoi operacionet e shpëtimit, por ai shprehu pakënaqësi rreth mënyrës së shpërndarjes së ndihmave për njerëzit e ndikuar nga tërmeti.

“Unë besoj se zyrtarët duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre”, ka thënë Khamenei gjatë vizitës së tij.

Të mbijetuarit e tërmetit, të ngujuar në kufirin e Iranit me Irakun, po përballen me mungesë të ushtqimit, pajisjeve për ngrohje dhe tenda.

XS
SM
MD
LG