Ndërlidhjet

Tillerson: Spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Shtetet e Bashkuara thanë se veprimi i Qeverisë së Birmanisë kundër pakicës myslimane Rohingya në shtetin Rakhine përbën "spastrim etnik".

Deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, është komenti më i fuqishëm i Uashingtonit mbi dhunën në Birmani, e cila ka detyruar mbi 400,000 myslimanë të ikin në Bangladeshin fqinj.

Represioni i ushtrisë ka nisur qysh në muajin gusht, pas disa sulmeve të kryengritësve Rohingya në Rakhine.

Qeveria birmaneze i ka hedhur poshtë akuzat se ushtria sulmon civilët dhe ka thënë se veprimet e saj janë kundër militantëve.

Tillerson ka vizituar Birmaninë javën e kalaur.

"Pas një analize të kujdesshme dhe të plotë të fakteve në dispozicion, është e qartë se situata në Rakhine përbën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya", tha Tillerson.

"Asnjë provokim nuk mund të justifikojë mizoritë e tmerrshme që kanë pasuar", shtoi ai.

XS
SM
MD
LG