Ndërlidhjet

BE-ja dhe Armenia e kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet


Federica Mogherini dhe Edward Nalbandian gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel
Federica Mogherini dhe Edward Nalbandian gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel

Bashkimi Evropian dhe Armenia dje në Bruksel e kanë nënshkruar Marrëveshjen gjithpërfshirëse të partneritetit të shtuar (CEPA).

“Kjo marrëveshje është e para e këtij lloji, që është nënshkruar me një palë e cila është, po ashtu, anëtare e Unionit Ekonomik të Euroazisë”, tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ka vlerësuar se “tash do të jetë shumë e rëndësishme që ajo të implementohet”.

Ministri i jashtëm i Armenisë, Edward Nalbandian, tha se vendi i tij “është i përkushtuar për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit gjithpërfshirës me BE-në në të gjitha fushat e interesit reciprok, në bazë të kësaj marrëveshjeje”.

Besohet se presioni i Rusisë e kishte penguar Marrëveshjen për Asociacion, të cilën Armenia dhe Bashkimi Evropian pothuajse e kishin finalizuar në vitin 2013.

Armenia e kishte ndalur finalizimin e kësaj marrëveshjeje kur presidenti, Serzh Sarkisian, papritmas e shpalli vendimin për tu bashkuar në Unionin Ekonomik të Euroazisë, vetëm tre muaj para se të nënshkruhej Marrëveshja për Asociascion me BE-në.

XS
SM
MD
LG