Ndërlidhjet

Vizitë historike e Erdoganit në Greqi


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot e fillon një vizitë në Greqi, që është e para e një presidenti turk në 65 vitet e fundit. Kjo vizitë është vlerësuar si historike.

Para arritjes së Edoganit, zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, tha se vizita e presidentit të Turqisë është “jashtëzakonisht e rëndësishme” dhe se Athina pret “diskutime të jashtëzakonshme konstruktive”.

Por, ky zëdhënës, po ashtu, tha se qeveria greke është e “shqetësuar” për rishqyrtimin e kontestit territorial të demonstruar nëpërmjet thirrjes së Erdoganit për “përmirësime” në hapësirat ajrore dhe ujore në Detin Egje.

Në Ankara, Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit Erdogan, u tha reporterëve se Turqia shpreson se vizita do “t’i zhvillojë dhe thellojë” lidhjet.

Konsiderohet se shumë burime të tensioneve ndërmjet Greqisë dhe Turqisë mbeten.

Duke pasur historikisht raporte të brishta, të dy vendet tri herë ishin në prag të luftës prej viteve të 70-ta.

XS
SM
MD
LG