Ndërlidhjet

OKB: Rusia ta bindë Sirinë për të arritur marrëveshje paqësore


I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stafffan de Mistura, foto nga arkivi

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stafffan de Mistura, i ka bërë thirrje Rusisë ta bindë qeverinë siriane për nevojën e arritjes së një paqeje në mënyrë që të përfundojë lufta afër shtatëvjeçare.

Duke folur për televizionin zviceran RTS, de Mistura ka thënë se dështimi për të arritur një paqe të shpejtë përmes OKB-së si ndërmjetësues, mund të ndikojë në “ndarjen e Sirisë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë gjatë një vizite të papritur më 11 dhjetor në bazën ajrore ruse në Siri, Hmeymim, se misioni i forcave ruse është arritur në mbështetjen e qeverisë së Assadit kundër luftëtarëve të grupit militant, Shteti Islamik.

Kur de Mistura është pyetur se çfarë mesazhi mund të japë Putin, ai ka thënë: “Ta bindë qeverinë siriane se nuk ka kohë për të humbur, mund të mendohet për fitore territoriale, mirëpo duhet të fitohet paqja.

Andaj për t’u fituar paqja, duhet të ketë kurajo për ta shtyrë qeverinë që të pranojë faktin se ka nevojë për një strukturim të ri dhe zgjedhje të reja, përmes Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai.

Në luftën civile në Siri kanë mbetur të vrarë mijëra persona ndërsa më shumë se 11 milionë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG