Ndërlidhjet

Marina Britanike e ka përcjellur një luftanije ruse


Anija e Marinës britanike e ka përcjellur një luftanije ruse në Detin Verior
Anija e Marinës britanike e ka përcjellur një luftanije ruse në Detin Verior

Marina mbretërore britanike ka njoftuar se e ka përcjellur një luftaanije ruse nëpër Detin Verior, afër ujërave territoriale të Britanisë.

Në kumtesën e sotme, marina tha se një luftanije britanike është nisur para tri ditësh për monitorimin e luftanijes së Rusisë, Admiral Gorshkov, derisa ajo lëvizte nëpër Detin Verior.

Marina mbretërore tha se luftanija britanike, HMS St Albans, e ka vëzhguar anijen ruse gjatë ditës së djeshme dhe do të kthehet në Britani gjatë ditës së sotme.

Rusia nuk ka bërë komente.

Sekretari i mbrojtjes i Britanisë, Gavin Williamson, pas incidentit ka thënë se ai “nuk do të hezitojë në mbrojtjen e ujërave britanike ose nuk do të tolerojë çfarëdo forme të agresionit”.

Shefi ushtarak britanik, Sir Stuart Peach, më herët këtë muaj tha se Rusia mund të paraqes kërcënim madhor për vendet e NATO-s duke i sulmuar kabllot nënujore të komunikimeve, që janë tejet të rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare dhe Internetin.

XS
SM
MD
LG