Ndërlidhjet

Ish ambasadori amerikan mbështet qasjen e ashpër të Trumpit ndaj Pakistanit


Ish ambasadori amerikan në Afganistan, Zalmay Khalilzad
Ish ambasadori amerikan në Afganistan, Zalmay Khalilzad

Ish ambasadori amerikan në Afganistan dhe Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad, ka treguar mbështetjen e tij për presidentin amerikan, Donald Trump dhe qasjen e ashpër kundër Islamabadit, duke thënë se administrata mund të jetë duke studiuar mënyra të ndryshme për t’i bërë presion Pakistanit, në atë që e ka quajtur mungesë të bashkëpunimit për luftimin e terrorizmit.

“E konsideroj pozitiv hapin e Trumpit dhe e mbështesë atë”, i ka thënë ai Radios Evropa e Lirë, gjatë ditës së sotme, pas deklaratave të presidentit Trump disa ditë më parë, me anë të të cilave akuzonte Pakistanin për “gënjeshtra dhe mashtrime” dhe për sigurimin e strehave të sigurta për terroristët e Afganistanit.

Islamabadi ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se “nuk mund të konsiderohet përgjegjës për dështimin kolektiv në Afganistan”.

Sidoqoftë Khalilzad, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara kanë ardhur në përfundim se Pakistani nuk është duke bashkëpunuar”.

“Shtetet e Bashkuara kanë ardhur në pikën për të cilën afganët e kanë përmendur një kohë të gjatë, e që tregon se politika e Pakistanit kundrejt Afganistanit, terrorizmit dhe luftimit të terrorizmit nuk është i vërtëtë”.

Këto komente kanë ardhur pasi Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Pakistanit të bëjë më shumë në luftimin e terrorizmit dhe se do të njoftojë për “hapa specifik” për t’i bërë presion Islamabadit.

“Një hap që po diskutohet është se si të gjendet mënyra për t’i bërë presion Pakistanit”, ka thënë Khalilzad gjatë intervistës.

Ai ka deklaruar se ka mundësi që pjesëtarët e ushtrisë pakistaneze dhe ata të inteligjencës që “janë të përfshirë drejtpërdrejt në luftë dhe punojnë kundër Afganistanit”, mund të bëhen pjesë e listës së zezë, e cila më pas ndalon ata dhe personat e tyre të familjes të udhëtojnë në SHBA.

Khalilzad me prejardhje afgane, ka shërbyer si ambasador në Kombet e Bashkuara gjatë presidencave të ish presidentëve George W. Bush dhe Barack Obama nga vitit 2007 deri më 2009.

Ai ka qenë ambasador në Afganistan në vitet 2003-2005 dhe ambasador në Irak nga 2005-2007.

XS
SM
MD
LG