Ndërlidhjet

Dyshohet se militantët e IS-it kanë vrarë një të krishterë në Gadishullin Sinai


Fotografi ilustruese

Autoritetet në Egjipt, kanë thënë se një person me armë zjarri ka vrarë një të krishterë në Gadishullin Sinai.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ishte kryer nga tre persona të maskuar në al-Arish, kryeqytetin e Sinait Verior.

Zyrtarët e sigurisë, kanë thënë se ka dyshime, që sulmi është kryer nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Ky grup vazhdimisht ka sulmuar minoritetin e krishterë në Egjipt, duke vrarë më shumë se 100 persona gjatë sulmeve me bomba dhe të shtënave me armë zjarri nga dhjetori i vitit 2016.

Të krishterët përbëjnë 10 për qind të popullatës egjiptiane me shumicë myslimane prej 95 milionë njerëzve.

XS
SM
MD
LG