Ndërlidhjet

Gjuriq: Vrasja e Ivanoviqit, akt kriminal dhe terrorist


Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi "akt kriminal dhe terrorist" vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

"Vrasja e Oliver Ivanoviqit është akt kriminal dhe terrorist, i drejtuar ndaj gjithë popullit serb, me qëllim që të destabilizohet situata në Kosovë, e sidomos në veri të Kosovës, që të nxitet kaosi dhe që populli serb në Kosovë dhe e gjithë Serbia të shtyhen në ferrin e konfliktit”, tha Gjuriq.

Ai shtoi se kushdo që qëndron prapa këtij akti, qoftë shqiptar, serb apo kriminel i cilësdo etni, duhet të nxirret para drejtësisë dhe të dënohet.

Gjuriq i bëri këto komente në Bruksel, ku ka qenë me ekipin serb për bisedime me ekipin dialogues të Kosovës.

Gjuriq tha se ka ndërprerë menjëherë dialogun, për t'u kthyer në Beograd, për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Për më shumë lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG