Ndërlidhjet

Presidenti Trump ka gjendje shumë të mirë shëndetësore


Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përfunduar “jashtëzakonisht mirë”, testimin për harresën, i cili ishte kryer javën e kaluar, pas kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, për të vërtetuar shëndetin e tij mendor, kanë thënë doktorët e Trumpit.

Doktori, Ronny Jackson, i cili ka përcjellur kontrollimin e tij fizik gjatë javës së kaluar, ka thënë se Trump ka fituar shumë pikë, në një testim të dizajnuar për të kuptuar shenjat e para të humbjes së kujtesës.

Ndonëse 71 vjeçari Trump, është me mbipeshë, duhet të ketë një regjim në ushqim dhe të ushtrojë më shumë “në përgjithësi shëndeti i presidentit është në gjendje shumë të mirë”, ka thënë Jackon, i cili ka parashikuar se Trump do të vazhdojë të jetë i shëndetshëm gjatë periudhës sa do të jetë në presidencë.

“Është gjenetike”, ka thënë Jackon.

“Ai ka gjene jashtëzakonisht të mira dhe kjo është mënyra si Zoti e ka krijuar atë”, ka shtuar ai.

Presidentët amerikanë nuk kanë kryer zakonisht teste të tilla, gjatë kontrolleve mjekësore. Mirëpo Jackson ka thënë se një gjë e tillë është kërkuar nga presidenti Trump, pasi vazhdimisht po përballet me pyetje për gjendjen e tij mendore.

XS
SM
MD
LG