Ndërlidhjet

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës ngushëllojnë familjen Musliu


Jonuz Musliu
Jonuz Musliu

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës i kanë shprehur ngushëllime familjes së Jonuz Musliu, cili ka ndërruar jetë sot. Jonuz Musliu ishte kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se "me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës".

Presidenti Thaçi ka shkruar po ashtu se Jonuz Musliu, ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

"Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës", ka shkruar Thaçi.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se "Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.

XS
SM
MD
LG