Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Irak: Nënshkruhet marrëveshja me një kompani amerikane për gaz


Pamje nga një fushë e naftës në Basra të Irakut

Ministria e naftës e Irakut thotë se është e gatshme ta nënshkruaj një marrëveshje me kompaninë energjetike të Shteteve të Bashkuara, Orion, për nxjerrjen e gazit natyror, në një fushë të naftës në pjesën jugore të këtij vendi.

Ministria tha se kjo marrëveshje do të nënshkruet sot.

Ajo ka të bëjë me fushën, Nahr Bin Omar, që është në rajonin Basra, i njohur se ka pasuri energjetike.

Aktualisht tash aty prodhohen 40 mijë fuçi nafte në ditë, por kompania Orion do të përpiqet t’i eksploatojë edhe sasitë e gazit që gjenden aty.

XS
SM
MD
LG