Ndërlidhjet

Trump takon liderët botërorë në Davos të Zvicrës


Davos, Zvicër
Davos, Zvicër

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, qëndron sot dhe nesër në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump planifikon ta shfrytëzojë udhëtimin për të promovuar biznesin amerikan dhe për të vënë në dukje angazhimin e tij në rritjen ekonomike të SHBA-së dhe atë globale.

Trump dp të ketë sot disa takime me liderë botërorë, përfshirë kryeministren e Britanisë, Theresa May, dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti do t’i drejtohet me një fjalim Forumit Ekonomik Botëror të premten.

Mbi 1,000 njerëz kanë protestuar në Cyrih të mërkurën, duke thirrur slogane “Trump nuk je i mirëseardhur”.

XS
SM
MD
LG