Ndërlidhjet

Katari e zgjeron bazën ushtarake për Shtetet e Bashkuara


Pamje e bazës ajrore amerikane Ad Udeid në Katar
Pamje e bazës ajrore amerikane Ad Udeid në Katar

Katari ka njoftuar se do ta zgjerojë bazën ushtarake, që shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara, duke synuar t’i forcojë lidhjet me SHBA-të, pas kontestit të ashpër diplomatik të Katarit me disa vende të tjera arabe.

Gjatë vizitës së djeshme në Shtetet e Bashkuara, ministri i mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Muhammad al-Attiyah, tha se zgjerimi i bazës ajrore, Al Udeid, do të bëhet ashtu që të jetë më i përshtatshëm për familjet e anëtarëve të ushtarëve amerikanë.

Katari po synon zhvillim të lidhjeve edhe më të afërta të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, derisa vazhdon mospajtimi i thellë diplomatik me një aleancë të vendeve arabe, që udhëhiqet nga Arabia Saudite, e cila, po ashtu, është aleate e fuqishme e Uashingtonit.

Në bazën Al Udeid gjenden afro 10 mijë ushtarë amerikanë. Kjo bazë ka luajtur rol madhor në fushatat ajrore të Shteteve të Bashkuara në Irak, Afganistan dhe Siri.

XS
SM
MD
LG