Ndërlidhjet

Ghani: Pakistani është “qendër e talibanëve”


Ashraf Ghani
Ashraf Ghani

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka quajtur Pakistanin fqinj “qendër të talibanëve” dhe ka kërkuar nga qeveria e këtij vendi të ndërmerr aksion kundër këtij grupi militant.

Në fjalimin e sotëm para kombit, zoti Ghani theksoi se vendi i tij ua ka dërguar autoriteteve pakistaneze “listën komplete” të kryengritësve talibanë.

“Ne po presim për aksion. Bisedimet dhe procesi janë vetëm fjalë në letër. Populli i Afganistanit kërkon aksione dhe ato duhet të jenë të qarta”, tha Ghani.

Këto komente të presidentit afgan, Ashraf Ghani, janë bërë pas një numri të sulmeve vdekjeprurëse në kryeqytetin Kabul, përfshirë edhe sulmin masiv vetëvrasës me makinë-bombë më 27 janar, nga i cili janë vrarë më se 100 vetë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e patën marrë talibanët.

Islamabadi i refuzon akuzat se i strehon grupet militante, të cilat ndërmarrin sulme në Afganistan.

XS
SM
MD
LG