Ndërlidhjet

Kryeministrja britanike takon sot kancelaren Merkel


Kryeministrja britanike, Theresa May (majtas) dhe kancelarja gjermane, Angela Merke gjatë një samiti të BE-së në vitin e kaluar.

Kryeministrja britanike, Theresa May do të udhëtojë sot drejt Berlinit për t’u takuar me lideren gjermane, Angela Merkel, derisa po negociohet marrëveshja për Brexit me Bashkimin Evropian, transmeton Reuters.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se janë të frustruar me mungesën e qartësisë së Britanisë, duke ngritur pyetje se çfarë dëshiron ky vend pas ndarjes, dhe për atë se, sa të ngushta do të jenë marrëdhëniet e këtij vendi me BE-në, në fushën e mallrave dhe shërbimeve.

Më herët gjatë kësaj jave, Gjermania i ka bërë thirrje Britanisë të ofrojë plane më “konkrete”.

Derisa politikanët e Britanisë janë të përqendruar në procesin e Brexitit, Gjermania është e fokusuar në formimin e qeverisë së re.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se nuk pritet që Berlini të ndryshojë qëndrimin e tij për Brexit pasi të formohet qeveria e re.

E ardhmja e euro-zonës dhe reformat qeveritare te propozura nga presidenti francez, Emmanuel Macron shihen si çështje me sfiduese për Gjermaninë në krahasim me Brexitin.

May do të jetë kryeministrja e tretë evropiane e cila takon kancelaren Merkel sot.

Pas Berlinit, May do të udhëtojë në Mynih në ditën e shtunë, pasi do të mbajë një fjalim për bashkëpunim në fushën e sigurisë në mes të Britanisë dhe BE-së, pas përfundimit të procesit të Brexitit.

XS
SM
MD
LG